Alarm për shpërthim vullkanik në ishullin e njohur turistik pas një tërmeti

Alarm për shpërthim vullkanik në ishullin e njohur turistik pas një tërmeti

12:15, 21/09/2017
A+ Aa A-

Frika e një shpërthimi vullkanik ka pushtuar ishullin indonezian të Balit pas në lëkudjeve të fuqishme të një tërmeti.

Një tërmet 5.7 ballësh është zbuluar në Detin e Javas,  mbrëmjen e djeshme, në një thellësi prej 589 kilometrash.

Zyrtarët t kanë qene të alarmuar prej disa ditësh ,  mes frikës për shpërthimin e  vullkanit malor “Agung”, por duket se tërmeti nënujor e përkeqësoi edhe më shumë situatën,

Mësohet se vullkani është 3.000 metra i lartë , dhe është konsideruar si një nga më të të rrezikshmit në botë.

Aktiviteti sizmik rreth malit u rrit dramatikisht të hënën, duke detyruar autoritetet të vendosnin banorët në alarm  dhe të evakuonin shtëpitë  rreth vullkanit.

Por tashmë ato po përgatitën për evakuimin e gjithë zonës./SYRI.net/

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco