Indi, persona të armatosur vrasin një gazetar, rasti i dytë brenda një muaji

Indi, persona të armatosur vrasin një gazetar, rasti i dytë brenda një muaji

12:04, 21/09/2017
A+ Aa A-

 Një gazetar indian, i cili mbulonte konfrontimet politike në verilindje të vendit, u vra, njoftuan sot autoritetet, çka përbën rastin e dytë brenda një muaji të vrasjes së një përfaqësuesi të medias në Indi.

Ky rast regjistrohet rreth dy javë pas vrasjes së gazetares së njohur Gauri Lankesh në Bangalore (jug), një zë kritik i nacionalistëve hindu, vdekja e së cilës shkaktoi një valë polemikash.

Të mërkurën, reporteri Shantanu Bhowmick po ndiqte konfrontimet mes përkrahësve të partive politike kundërshtare në afërsi të Agartala, kryeqendra e shtetit të vogël të Tripura, ndërsa u qëllua për vdekje.

”Kemi zbuluar trupin e gazetarit në zonën e konfrontimeve”, deklaroi për median, Abhijit Saptarshi, zyrtar i lartë i policisë së Tripura.

”Më shumë se 10 anëtarë të forcave të rendit u plagosën gjatë konfrontimeve”, njoftoi ky burim.

Autoritetet nuk kanë mundur të ndalojnë asnjë person që mund të ketë lidhje me vdekjen e gazetarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco