Gjen një kuletë me 14,000 euro, refugjati 16 vjeçar ia dorëzon policisë

Gjen një kuletë me 14,000 euro, refugjati 16 vjeçar ia dorëzon policisë

10:25, 21/09/2017
A+ Aa A-

Policia e Berlinit ka falënderuar publikisht një refugjat irakian, i cili dorëzoi një kuletë plot me para, të gjeti në tren.

Mësohet se ajo përmbante 14,000 euro

Kuleta u harrua në një tren në metronë e Berlinit,  nga një grua 78-vjeçare.

Pak pas largimit, ajo kishte parë se nuk kishte kuletën me vete dhe njoftoi autoritetet e trenave, por ata nuk ishin në gjendje ta gjurmonin.

Fatmirësisht kuleta u gjet nga një student irakian, 16 vjeçar, i cili i tha nënës së tij.  Dy ditë më vonë nënë e bir shkuan bashkë në polici dhe e dorëzuan.

Të martën, policia e Berlinit i lavdëroi dhe falënderoi përzemërsisht para një turme të madhe njerëzish.

"Studenti gjeti një kuletë me 14,000 € dhe ia dorëzoi policisë." Pronarja është shumë e lumtur’ njoftuan autoritetet.

Familja, që jeton në një qendër refugjatësh, ka gjasa të marrë një shpërblim për ndershmërinë e tyre, thonë mediat gjermane.

Sipas ligjit gjerman, shpërblimi i detyrueshëm është tre për qind për sendet ose paratë e kthyera - edhe pse kjo shume përgjysmohet nëse gjërat e vlefshme gjenden në transportin publik. Kjo do te thote se familjes do t'i jepet  një shpërblim prej 210 eurosh./SYRI.net/ 

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco