Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Vogëlushja nxirret e gjallë nga rrënojat, meksikanët gërmojnë me duar për të mbijetuarit

VIDEO/ Vogëlushja nxirret e gjallë nga rrënojat, meksikanët gërmojnë me duar për të mbijetuarit

09:45, 21/09/2017
A+ Aa A-

Një përpjekje e ekipeve meksikane të ndihmës se shpejtë për të shpëtuar një vajzë të bllokuar në rrënojat e shkollës së saj,  u transmetua' live' në mbarë vendin.

Ekipet luftuan në shiun dhe errësirën duke u përpjekur të zhduknin mbetjet e ndërtesës dhe të arrinin tek vogëlushja.

Pamja e gishtërinjve të saj u bë një simbol për shpresën që çoi mijëra profesionistë dhe vullnetarë që të punonin në mënyrë të furishme në dhjetra ndërtesa të shkatërruara në kryeqytet dhe në shtetet e afërta duke kërkuar për të mbijetuarit e tërmetit 7,1 ballësh.

Ai u mori jetën të paktën 245 banorëve nga Meksika qendrore dhe plagosi mbi 2,000 persona.

Kryebashkiaku i Meksiko Siti, Miguel Angel Mancera tha se numri i të vdekurve të konfirmuar në kryeqytet ishte rritur nga 100 në 115.

Mancera tha gjithashtu se dy gra dhe një burrë ishin tërhequr të gjallë nga një ndërtesë e e shkatërruar në qendrën e qytetit të mërkurën mbrëma, pothuajse 36 orë pas tërmetit.

Edhe pse Presidenti Enrique Pena Nieto shpalli tri ditë zie,  ushtarët, policët, zjarrfikësit dhe qytetarët  vazhdonin të gërmonin nëpër rrënojat, ndonjëherë edhe me duar, në kërkim të dëshpëruar për të mbijetuar. /SYRI.net/

Tërmeti 7.1 ballësh gjithashtu shkaktoi dëme të mëdha në shtetet fqinje.

Mësohet se ai ra ndërkohë që shumë njerëz morën pjesë në një stërvitje tërmeti pikërisht 32 vjet pasi një tjetër lëkundje e fuqishme vrau mijëra persona në Mexico City.

Vendi duke se po përndiqet nga tërmetet, pasi po këtë muaj një lëkundje me magnitudë 8.1 ballësh la 90 të vdekur.

Epiqendra e tërmetit të fundit ishte afër Atencingo në shtetin Puebla, rreth 120 km nga Mexico City, me një thellësi prej 51 km, njoftoi instituti Gjeologjik i SHBA-së./SYRI.net/

ImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco