Uragani “Maria” ka bërë që gjithë ishulli i Puerto Ricos të mbesë pa energji elektrike, më saktësishtë pa energji janë shtëpitë e 3,5 milionë njerëzve.
Abner Gomez, kreu i Agjencisë për Menaxhimin e Katastrofave ka thënë se stuhia përgjatë rrugës së saj kishte dëmtuar gjithçka.
“Maria” u dobësua në një stuhi të kategorisë tre me erëra prej 185km/orë ndërsa lëvizte nëpër ishull.
“Informacioni që kemi marrë nuk është inkurajues”, ka thënë Gomez në një konferencë, duke u bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.