Koreja e Veriut 'tallet' me Presidentin Trump

Koreja e Veriut 'tallet' me Presidentin Trump

08:28, 21/09/2017
A+ Aa A-

Diplomati më i lartë i Koresë së Veriut e ka krahasuar fjalimin e Presidentit Donald Trump në OKB " me një qen qe leh por nuk kafshon ".

Duke folur për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të mërkurën, Trump tha se do të "shkatërronte plotësisht" Korenë e Veriut nëse ajo përbënte një kërcënim për SHBA-në apo aleatët e saj.

Komentet e Ministrit të Jashtëm Ri Yong-ho ishin përgjigja e parë zyrtare e Koresë së Veriut ndaj këtij fjalimi.

 “Ka një thënie që thotë: Qeni lë të lehe, por karvani vazhdon përpra",  u tha gazetarëve pranë selisë së OKB-së në Nju Jork, zoti Ri.

"Nëse Trump po mendonte të na befasonte me kërcënimet  e një qeni të lodhur, atëherë është duke ëndërruar ".

Duke folur për udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, Trump tha para liderve të OKB-së se “njeriu raketë (Kim) është në një mision vetëvrasës për veten dhe regjimin e tij."

Kur u pyet se çfarë mendonte për nofkën që Trump i kisht vënë Kim si "njeriu- raketë", Ri u përgjigj: "Më vjen keq për ndihmësit e tij"./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco