Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Policia spanjolle sekuestron 10 milionë fletë votimi për referendumin e Katalonjës

Policia spanjolle sekuestron 10 milionë fletë votimi për referendumin e Katalonjës

08:14, 21/09/2017
A+ Aa A-

Roja Civile spanjolle sekuestroi sot në Katalonjë rreth 10 milionë fletë votimi që do të përdoreshin për referendumin për vetëvendosjen që indipendentistët do të organizojnë më 1 tetor, njoftoi Ministria e Brendshme.

“Më shumë se 9,8 milionë fletë votimi u sekuestruan në një depo në zonën industriale të Bigues, 45 kilometra në veri të Barcelonës”, theksoi ministria në një komunikatë.

Roja Civile sekuestroi gjithashtu një sasi materialesh zgjedhore, veçanërisht formularë për krijimin e qendrave të votimit dhe të tjera për regjistrimin e votuesve.

Njëkohësisht, kontrolle u kryen në disa zyra të ekzekutivit katalanas në Barcelonë, veçanërisht në presidencë, departamentet e Çështjeve Ekonomike dhe Punëve të Jashtme.

Rreth 13 persona, si dhe krahu i djathtë i zëvendëspresidentit, Oriol Junqueras u arrestuan.

Mijëra persona kanë dalë në rrugë në qendër të Barcelonës për të protestuar kundër këtyre arrestimeve.

Katalonja është thellësisht e ndarë në marrëdhëniet me Madridin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco