Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Sfida ndaj të Mëdhenjve, 50 vende nënshkruajnë një traktat për ndalimin e armëve bërthamore

Sfida ndaj të Mëdhenjve, 50 vende nënshkruajnë një traktat për ndalimin e armëve bërthamore

08:04, 21/09/2017
A+ Aa A-

 Pesëdhjetë vende, të udhëhequra nga Brazili, nisën sot në OKB nënshkrimin e një traktati që pengon armët bërthamore, pavarësisht bojkotit të fuqive bërthamore (Të Mëdhenjtë – shën. i përkth.) që, për të nënvlerësuar këtë traktat, përmendin kërcënimin koreano-verior.

Traktati, i hartuar për disa muaj, u miratua në korrik nga 122 vende.

Ai do të hyjë në fuqi kur do të jetë ratifikuar nga 50 prej tyre, që mund të marrë disa muaj.

”Edhe pse nuk do të ketë asnjë ndikim mbi rreth 15 000 kokat bërthamore që posedohen në botë, traktati shënon një etapë të rëndësishme drejt objektivit universal të një bote pa armë bërthamore”, konfirmoi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, gjatë ceremonisë së nënshkrimit në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së duke nënvizuar shqetësimin në rritje përballë rrezikut të shfaqur nga këto armë.

Por, ai pranoi se rruga do të jetë e vështirë për të arritur në eliminimin e tyre dhe se për këtë do të nevojitej dialog dhe ndërtimi i urave.

Sepse, nëse mbështetësit e traktatit e cilësuan sot nënshkrimin “ditë historike”, nëntë fuqitë bërthamore, SHBA,-ja, Rusia, Kina, India, Pakistani, Izraeli, Franca, Britania e Madhe dhe Koreja e Veriut kanë refuzuar deri tani t'i dëgjojnë. 

 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco