Gjermani, dënohet ish-spiuni. Shtirej si xhihadist nga mërzia

Gjermani, dënohet ish-spiuni. Shtirej si xhihadist nga mërzia

17:58, 20/09/2017
A+ Aa A-

Një ish-agjent i shërbimit sekret gjerman, i cili dikur ishte aktor në industrinë e pornografisë gay, u dënua me një vit burg, dënim që do ta shlyejë në liri me kusht, pasi tentoi të nxirrte sekrete shtetërore ndërsa shtirej si xhihadist në internet.

52-vjeçari, i identifikuar vetëm si Roque M., u arrestua nëntorin e shkuar në atë që fillimisht u duk se bëhej fjalë për një të infiltruar islamik në Agjencinë gjermane të Kundërzbulimit. Por, ai u lirua në korrik dhe u gjykua në gjendje të lirë, pasi prokurorët rrëzuan shumicën e akuzave, sepse nuk gjetën as edhe një provë për ndonjë komplot sulmi, apo për lidhje me grupe xhihadiste.

Vet i akuzuari tha në gjyq se ishte shtirur si xhihadist në internet për të shtyrë kohën, sepse mërzitej duke qëndruar në shtëpi.

“Ishte një largim nga realiteti, - i tha ai gjykatës duke ngulur këmbë se, - “kurrë s’kishte pasur ndërmend të takohej apo të bashkëpunonte me terroristët”.

Por duket se, ai ishte zhytur kaq shumë në këtë realitet të rremë, saqë la edhe një takim me një xhihadist të njohur në internet, takim në të cilin - sipas tij, - nuk do të shkonte. Por gjatë bisedës me xhihadistin, i cili ishte një agjent i infiltruar, premtoi sekrete shtetërore dhe kjo është akuza e vetme që solli dënimin e tij.

Rasti shkaktoi fillimisht debat në Gjermani, sepse u mendua për një të infiltruar mes spiunëve vendas, por më pas, kur u pa që kjo nuk ishte e vërtetë, e kaluara e ish-agjentit si aktor pornografie tërhoqi mjaft vëmendjen e publikut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco