Analistët: Retorika luftarake e Trump ndaj Kim Jong-un jo-produktive

Analistët: Retorika luftarake e Trump ndaj Kim Jong-un jo-produktive

15:34, 20/09/2017
A+ Aa A-

Duke kërcënuar Korenë e Veriut për “shkatërrim gjithpërfshirës” Donald Trumpshfaqet jo-produktiv, duke shfajësuar tezën e Phenianit që justifikon ambiciet bërthamore nga nevoja për t’u vetëmbrojtur, theksojnë analistët.

Presidenti amerikan marrë shkas nga fjalimi i parë i mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB për të lëshuar një paralajmërim agresiv ndaj Phenianit, që ka kryer testin e gjashtë bërthamor dhe lëshuar një raketë me një rreze të paprecedentë, mbi hapësirën e Japonisë.

Trump akuzoi numrin një të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un si një “njeri-raketë” i nisur në një mision-vetëvrasës për veten dhe regjimin e tij.

“Nëse SHBA është e detyruar të vetëmbrohet apo të mbrojë aleatët e saj, asaj nuk i mbetet zgjedhje tjetër veçse shkatërrimit të plotë të Koresë së Veriut”, u shpreh ai.

Në këndvështrimin e analistëve, kjo lloj retorike nuk pritet të parandalojë Phenianin për të përmbushur ambiciet e saj bërthamore, por mund të ndodhë e kundërta.

Është krejtësisht joproduktive që të shtohet kjo tezë në retorikën e luftës, shprehet Marcus Noland i Institutit Peterson i ekonomisë ndërkombëtare.

“Me këto deklarata, presidenti Trump ka ofruar në pjatë të argjentë shfaqjen e shekullit drejtuar regjimit të Kim. Ai do ta transmetojë pa pushim në televizionin kombëtar koreano verior, si një dëshmi që Pheniani ka nevojë për një forcë goditëse të denjë kundër atij që e percepton si agresioni amerikan, vijoi ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco