Kina i bën thirrje Koresë së Veriut për vetpërmbajtje pas kërcënimit të Trump në OKB

Kina i bën thirrje Koresë së Veriut për vetpërmbajtje pas kërcënimit të Trump në OKB

14:40, 20/09/2017
A+ Aa A-

 Kina i ka bërë thirrje Koresë së Veriut për vetpërmbajtje pas deklaratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump se do të shkatërronte tërësisht Korenë e Veriut, nëse ajo do të sulmonte Shtetet e bashkuara të Amerikës apo aleatët e saj.

“Situata në gadishull është ende e komplikuar dhe e ndjeshme”, njoftoi sot Ministria kineze e Jashtme gjatë një deklarate.

“Ne shpresojmë që partitë relevante do të ushtrojnë vetpërmbajtje dhe do të ndërmarrin masat e duhura për të ndihmuar në lehtësimin e tensionit dhe për të krijuar kushtet e nevojshme për t’u kthyer në rrugën e negociatave për çështjen bërthamore të gadishullit “, njoftoi  Ministria e sipërcituar.

Trump paralajmëroi dje Phenianin se nëse SHBA-ja do të jetë e detyruar të mbrojë veten apo aleatët e saj, ata nuk do të kishin zgjidhje tjetër përveçse të shkatërronin plotësisht Korenë e Veriut.

Gjatë fjalimit të tij të parë,  në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke përdorur një  pseudonim ndaj liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, Trump tha se “njeriu raketë” ishte përfshirë në një mision vetëvrasës si për veten, po ashtu edhe për regjimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco