Testet bërthamore të Kim Jong provokojnë shpërthimin e një vullkani të madh

Testet bërthamore të Kim Jong provokojnë shpërthimin e një vullkani të madh

13:06, 20/09/2017
A+ Aa A-

Testet e raketave bërthamore nga Koreja e Veriut kanë shkaktuar një tjetër frikë. Frika e një shpërthimi vullkani i cili është grumbulluar që prej vitit 1903.

Shqetësimi u bë publik nga Bruce Bennett një analiste e mbrojtjes së lartë e cila në një intervistë të dhënë për CCN tha se përkohësisht është mbyllur Parku Kombëtar Paekut  i shtrirë në kufijtë e Koresë së Veriut dhe Kinës.

“Kjo u bë për t’u mbrojtur nga një shpërthim vullkani i cili qëndron i fshehur në 9 mijë metra lartësi. Ky vullkan është ‘provokuar’ nga lëkundje të shkaktuara nga testimet e raketave të lëshuara nga Kim Jong Un”, tha ajo.

Testet bërthamore të kryera nga Koreja e Veriut kanë shkaktuar dridhje të vogla në Rezervën Kombëtare Natyrore të Changbaishan prej 70 kilometrash, shtoi më tej Bennett.

“Ky mund të jetë një shpërthim absolutisht i madh, duke vrarë mijëra njerëz, nëse jo dhjetëra mijëra koreanë dhe koreanë të veriut. Kinezët prej vitesh kanë qenë të shqetësuar se ai (Kim Jong Un) do të shkaktojë shpërthimin e një vullkani”, tha Bennett.

Rreth 1.6 milionë njerëz jetojnë brenda 62 miljeve të vullkanit, sipas Programit Smithsonian’s Global Volcanism.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco