Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

VIDEO/ Ja arma më e re e Rusisë që alarmoi NATO-n gjatë samitit të Tiranës

VIDEO/ Ja arma më e re e Rusisë që alarmoi NATO-n gjatë samitit të Tiranës

12:48, 20/09/2017
A+ Aa A-

larmi i NATO-s i lëshuar në samitin e Tiranës për përgatitjen e Rusisë për luftë, nuk ka vetëm sinjale politike të qarta por normalisht edhe balistiko-ushtarake.

Televizioni Russia Today publikoi lajmin se në manovrat e përbashkëta të Rusisë dhe aleatëve të saj “Zapad 2017” që përkthehet “Perëndimi 2017”, u përdor për herë të parë në terren sistemi raketor i ri strategjik Iskander M”.

Kjo është në fakt arma që i trembet më shumë Perëndimi dhe më konkretisht SHBA.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë me anë të një deklarate, bëri të ditur se gjatë manovrave ushtarake “Zapad 2017”, sistemi raketor Iskander M i Rusisë ka testuar me sukses raketën e sofistikuar me rreze më të larta veprimi.

Testimi i kësaj rakete është bërë në rajonin jugor Astrakhan të Rusisë dhe me sukses ka goditur objektivin e caktuar në rajonin Makat në Kazakistan.

Sistemi raketor Iskander M është shumë modern dhe e veçanta e tij është se ka një mundësi shumë të vogël interceptimi nga sistemet antiraketore.

Rrezja e veprimit e IScander është 500 kilometra, më e madhe se çdo sistem aktual që ka Rusia si trashëgimi e Bashkimit Sovjetik.

Sipas përllogaritjeve, raketa e këtij sistemi mund të arrijë Gjermaninë lehtësisht dhe ka një mundësi interceptimi “zero” nën lartësinë e 10 metrave me tokën.

Aktualisht sistemet antiraketore i shkatërrojnë raketat pas një interceptimi pranë tokës.

Iscander është raketë që është përdorur në Siri jo zyrtarisht kundër forcave kundërshtare të Asad. Raketa është hedhur nga flota ruse, që edhe aktualisht është ankoruar në brigjet siriane.

Sistemi raketor Icander M është edhe një veprim, që ka grisur realisht marrrëveshjen Regan-Gorbaçov të vitit 1988 mbi shkatërrrimin e raketave me reze të gjata veprimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco