Pamje apokaliptike pas tërmetit në Meksikë, kryeqyteti është rrafshuar

Pamje apokaliptike pas tërmetit në Meksikë, kryeqyteti është rrafshuar

12:25, 20/09/2017
A+ Aa A-
Fiks 32 vite pas tërmetit shkatërrues të vitit 1985, Meksika është goditur sërish nga një tërmet i ngjashëm duke shkaktuar deri më tani të paktën 248 viktima, nga të cilët 20 janë fëmijë të një shkollë të rrafshuar nga lëkundjet e forta. 

Epiqendra e tërmetit 7.1 ballë ishte zona e Pueblas, rreth 130 kilometër larg kryeqytetit Mexico City.

Gjatë tërmetit u shkatërruan qindra ndërtesa duke zënë mijëra banorë brenda tyre, ndërkohë që autoritetet janë të shqetësuara për fatin e 30 nnxënësve të një shkolle që u sheshua plotësisht. 20 prej tyre janë shpallur të vdekur, ndërsa mungojnë edhe 10 të tjerë si edhe 8 persona nga stafi.

Monitorët e kompjuterëve u rrëzuan, fotografitë ranë nga muret dhe objektet e tjera lëvizën nga vendi. Dhjetëra e qindra punonjës u fshehën nën tavolinën e zyrës së tyre.

Tërmeti ka shkaktuar dëme serioze në kryeqytet, ku stacionet televizive lokale transmetojnë imazhe të fasadave të ndërtesave të shembura dhe rrugëve të mbushura me rrënoja.

Ndërkohë autoritet mesikane kanë nxjerrë bilancet e para të viktimave. /SYRI.net/ 

Morelos shteti: 72 të vdekur

Shteti Puebla: 43 të vdekur

Mexico City: 117 të vdekur

Meksika shteti: 12 të vdekur

Guerrero: 3 të vdekur

Oaxaca: 1

Image

ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco