Bomba në metronë e Londrës, policia arreston edhe tre të dyshuar të tjerë

Bomba në metronë e Londrës, policia arreston edhe tre të dyshuar të tjerë

11:12, 20/09/2017
A+ Aa A-

Tre të dyshuar të tjerë janë arrestuar pas përpjekjes për të hedhur në erë një tren në Londër, duke e cuar kështu numrin totalin të të dyshuarve, në pesë.

Një 25-vjeçar i paidentifikuar u mbajt në një bastisje kundër terrorizmit në Neëport, në jug të Uellsit, rreth orës 7 të mëngjesit të martën.

 Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha se një ndërtesë në qytet ishte gjithashtu duke u kontrolluar.

"Tashmë po mbajmë  tre të dyshuar në paraburgim dhe kërkimet vazhdojnë në katër apartamente të tjera. Detektivët po bëjnë kërkime të gjera për të përcaktuar faktet e plota pas sulmit. "

Sulmi i pestë terrorist në gjashtë muajt e fundit shkaktoi të premten 30 të plagosur.

Përgjegjësia e këtij sulmi u mor përsipër nga forcat e ISIS-it./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco