Shefi i OKB-së jep alarmin për kërcënimin bërthamor, lajmëron liderët botërorë...

Shefi i OKB-së jep alarmin për kërcënimin bërthamor, lajmëron liderët botërorë...

10:32, 20/09/2017
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, i ka paralajmëruar liderët botërorë sot se kërcënimi për ndonjë sulm bërthamor është në nivelin më të lartë që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe se fjalimet përvëluese mund të çojnë në keqkuptime fatale.

Në raportin e tij të parë për gjendjen në botë qëkur i mori në dorë frenat e Kombeve të Bashkuara më 1 janar të këtij viti, Guterres e ka vënë rrezikun bërthamor si kërcënimin kryesor, shkruan Express.

Shefi i OKB-së, u ka thënë presidentëve, kryeministrave dhe monarkëve në takimin vjetor hapes të ministrave se miliona njerëz jetojnë me frikë nën hijen e provokimeve bërthamore dhe testeve raketore të Koresë Veriore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco