Tragjedi kombëtare Meksikë, 226 të vdekur pas tërmetit, rrafshohet Meksiko City

Tragjedi kombëtare Meksikë, 226 të vdekur pas tërmetit, rrafshohet Meksiko City

08:33, 20/09/2017
A+ Aa A-

Një tërmet i fortë ka tronditur Meksikën qendrore, duke vrarë të paktën 226 persona dhe duke shembur dhjetra ndërtesa në kryeqytetin  e vendit , Mexico City.

Presidenti Enrique Peña Nieto tha se më shumë se 20 fëmijë kishin vdekur dhe 30 të tjere ishin ende të ishin të zhdukur pas shëmbjes së një shkolle.

Tërmeti 7.1 ballësh gjithashtu shkaktoi dëme të mëdha në shtetet fqinje.

Mësohet se ai ra ndërkohë që shumë njerëz morën pjesë në një stërvitje tërmeti pikërisht 32 vjet pasi një tjetër lëkundje e fuqishme vrau mijëra persona në Mexico City.

Vendi duke se po përndiqet nga tërmetet, pasi po këtë muaj një lëkundje me magnitudë 8.1 ballësh la 90 të vdekur.

Epiqendra e tërmetit të fundit ishte afër Atencingo në shtetin Puebla, rreth 120 km nga Mexico City, me një thellësi prej 51 km, njoftoi instituti Gjeologjik i SHBA-së./SYRI.net/


 


ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco