Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

35 vite më parë Mexico ishte goditur nga një tërmet i fuqishëm – 10 mijë persona kishin humbur jetën dhe gjysma e qytetit ishte shembur

35 vite më parë Mexico ishte goditur nga një tërmet i fuqishëm – 10 mijë persona kishin humbur jetën dhe gjysma e qytetit ishte shembur

23:46, 19/09/2017
A+ Aa A-

35 vite më parë, Mexico City ishte goditur nga një tërmet i fuqishëm në po të njëjtën datë siç ka ndodhur edhe sot. Asokohe kishin humbur jetën 10 mijë persona, kurse në tërmetin e sotëm deri më tani raportohet se kanë humbur jetën 42 persona.

Tërmeti që ka zgjatur afro gjysmë minute, kishte shkaktuar dëme të mëdha nëpër gjithë qytetin dhe ua kishte marrë jetën 5 mijë persona. Lëkundjet ishin aq të forta sa që kishin shkaktuar dëme materiale rreth 4 miliardë dollarë.

Raportohet se 412 objekte ishin shkatërruar plotësisht, kurse 3.124 tjera ishin dëmtuar pjesërisht.

Sipas të dhënave zyrtare në total kishin humbur jetën 10 mijë persona dhe 30 mijë tjerë ishin lënduar rëndë, derisa mijëra tjerë kishin mbetur pa kulm mbi kokë.

Të dhënat rreth dëmeve materiale dhe viktimave në tërmetin e sotëm nuk dihen saktë, por në videon që po qarkullojnë me mediat sociale, shihet qartë fuqia e këtij tërmeti.

Aeroporti ndërkombëtar në Mexico City ka mbyllur dyert për pasagjerët, derisa të sigurohen që infrastruktura nuk ka pësuar dëme.

Të kapluar nga paniku njerëzit vraponin jashtë ndërtesave, derisa shembjet e objekteve dëgjoheshin nga të gjitha anët. Mexico City shtrihet mbi liqenin e dikurshëm, që rrit efektet e tërmetit kur edhe ata kanë epiqendrën qindra kilometra larg.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco