VIDEO/ Të shtëna armësh në qendër të qytetit, humb jetën një person. Kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës

VIDEO/ Të shtëna armësh në qendër të qytetit, humb jetën një person. Kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës

18:46, 19/09/2017
A+ Aa A-

Një burrë është vrarë gjatë të shtënave me armë, ku brenda gjashtë sekondave janë shkrepur mbi 20 plumba.

Videoja e publikuar më poshtë e filmuar nga kamerat e sigurisë në pjesën perëndimore të Milwaukee në Winsconcin, shfaq një ngjarje të tmerrshme.

Gjatë të shtënave me armë ka humbur jetën 36-vjeçari Lanell B. Taylor, ndërsa nga mediat është përshkruar si “njeri familjar”.

Ai kishte humbur jetën teksa po mundohej të gjente një vend të sigurt të strehohej, në momentin kur dy banda rivale kishin vendosur të qërojnë hesapet në rrugë me armë të ndryshme nga revolet e deri tek kallashnikovët.

Besohet se fillimisht bandat rivale ishin grindur brenda një lokali, kurse situata u përkeqësua kur vendosën ta përfundojnë këtë mosmarrëveshje me armë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco