SHBA rrit bashkëpunimin me Izraelin, hapet baza e parë ushtarake

SHBA rrit bashkëpunimin me Izraelin, hapet baza e parë ushtarake

17:00, 19/09/2017
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara përuruan bazën e tyre të parë ushtarake në Izrael, duke i dërguar kështu një mesazh të qartë armiqve të shtetit hebre, në veçanti Iranit.

Hapja e bazës vjen në një kohë kur Izraeli përballet me një seri kërcënimesh rajonale, sidomos nga ato që vijnë nga armiku i tij i vjetër. 

Krerët e ushtrisë izraelite kanë deklaruar se baza e re, e vendosur brenda një baze ekzistuese ajrore në jug të vendit, tregon se Izraeli është gati t’iu përgjigjet armiqësive. 

Në kompleksin amerikan ndodhen shumë ushtarë nga Shtetet e Bashkuara, të cilët do të ndërveprojnë në koordinim me kolegët izraelitë; si dhe një radar amerikan që është operacional në zonë prej 10 vjetësh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco