Edhe Trump u përgjua gjatë fushatës?!

Edhe Trump u përgjua gjatë fushatës?!

12:52, 19/09/2017
A+ Aa A-

Hetuesit amerikanë kanë përgjuar ish-drejtuesin e fushatës së Trump, Paul Manafort, bazuar në një urdhër sekret të gjykatës, para dhe pas zgjedhjeve të 2016, ka raportuar CNN.

“New York Times”, duke cituar ndërkohë dy persona të afërt me rastin, raporton se prokurorët i kanë thënë Manafort se planifikojnë të ngrenë padi kundër tij.

Agjentët federalë kanë kryer një kontroll në shtëpinë e Manafort në Virxhinia, në korrik. Manafort është një prej disa këshilltarëve të ngushtë që ndihmoi presidentin Donald Trump të fitonte zgjedhjet e 2016 dhe që tani po hetohen si pjesë e hetimit të një paneli të posaçëm të kryesuar nga Robert Mueller, për ndikimin e supozuar rus në zgjedhjet amerikane.

Manafort u bë menaxher i fushatës së Trump në qershor 2016, por u detyrua të dorëhiqej dy muaj më pas në mesin e raporteve [për marrëdhëniet e tij të biznesit me ish liderin ukrainas të mbështetur nga Kremlini, Viktor Janukovic

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco