Frika nga terrorizmi, Parisi mur antiplumb rreth “Eifelit”

Frika nga terrorizmi, Parisi mur antiplumb rreth “Eifelit”

10:55, 19/09/2017
A+ Aa A-
Një muri i qelqtë antiplumb, me lartësi 2.5 metra do të rrethojë së shpejti kullën “Eifel” në Paris.

Kulla 324 metra e lartë, e cila josh rreth 7 milionë vizitorë, mbrohet aktualisht nga një gardh metalik i ngritur përkohësisht rreth bazës së saj gjatë Kampionatit Europian të Futbollit në vitin 2016.

Puna për barrierën e re do të fillojë më vonë gjatë javës, siç bëri të ditur zyra e kryebashkiakes Anne Hidalgo. “Le Parisin” pretendon se kostot e projektit do të jenë rreth 20 milionë euro.  Megjithatë disa turistë nuk janë të bindur se masa e re e sigurisë do të ndalë agresorët e vendosur.

“Nëse dikush është i vendosur, ai do ta bëjë atë që ka ndërmend, cilado të jenë kushtet. Kështu nuk mendoj se barriera e re do të ndihmojë”, tha Loire Valley.

Monumenti ikone në Paris bëhet shpesh shënjestër e alarmeve të sigurisë. Më herët gjatë muajit, një person u arrestua pranë kullës pas ngritjes së një alarmi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco