SHBA, 3 mijë trupa për të fituar luftën

SHBA, 3 mijë trupa për të fituar luftën

10:03, 19/09/2017
A+ Aa A-

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis konfirmoi se mbi 3 mijë trupa të tjerë amerikanë do të nisen drejt Afganistanit, si pjesë e strategjisë së re të Donald Trump, për të fituar luftën që vijon prej 16 vitesh.

“Janë diçka më shumë se 3 mijë trupa dhe ndërkohë që flasim nuk e kam firmosur ende urdhrin e fundit që të flasim me specifika, pasi po punojmë për elementët e fundit”, tha Mattis për reporterët pasditen e së hënës. Me herët gjatë ditës, Senaori David Perdue përmendi “më shumë se 3500 trupa” në një artikull të publikuar nga Defense One.

“Për një kohë të gjatë, strategjia e Amerikës në Afganistan u udhëhoq nga politika, duke çuar në kufizim arbitrar të trupave dhe tërheqje në një kohë të pa arsyeshme të tyre”, shkruajti Perdue, duke theksuar se armiqtë e kanë interpretuar këtë si mungesë të zgjidhjes. “Më në fund dorashkat janë hequr”, shkruan tvklan.al. Perdue, i cili e vizitoi Afganistanin në Korrik, e vlerësoi Trump “si komandantin e përgjithshëm të forcave të armatosura i cili i dëgjon liderët e tij ushtarakë dhe kupton se kemi nevojë për një veprim më të mirë dhe më të zgjuar në Afganistan”. Trump e njoftoi strategjinë e tij të re në fund të Gushtit, duke u zotuar për reagim të “shpejtë dhe të fuqishëm” kundër organizatave terroriste që kërkojnë të fshihen në Afganistan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco