Tmerruese, 25-vjeçarja tenton të mbysë foshnjën e saj në tualetin e punës

Tmerruese, 25-vjeçarja tenton të mbysë foshnjën e saj në tualetin e punës

21:05, 14/09/2017
A+ Aa A-

Një 25-vjeçare në SHBA është arrestuar pasi është kapur në tentativë e sipër që të mbyste foshnjën e saj në tualetin e punës së saj.

Siç raportojnë mediat amerikane, Sarah Lockner, ishte duke punuar në turnin e mbrëmjes në një pikë McDonald në Redëood City të Kalifornisë, kur ka filluar të ankohet për dhimbje stomaku.

Shefi i saj i dha leje që të largohej më herët nga puna, por ajo nuk ishte larguar, 25-vjeçarja kishte hyrë në banjë dhe vonesa e saj i bëri merak kolegët e saj, 2 prej të cilëve, femra, hynë në tualet për ta kontrolluar, shkruan Daily Journal. Por kur ato hynë brenda, skena ka qenë e tmerrshme, ato kanë parë një “lumë” gjaku dhe 25-vjeçaren që kishte futur foshnjën e sapolindur në tualet dhe po shkarkonte ujin që të zhdukej përmes tubacioneve.

Menjëherë ato kanë njoftuar policinë dhe ambulancën, raportohet se kur kanë mbërritur këto të fundit foshnja nuk kishte shenja jeta, por falë ndërhyrjes në kohë pulsi i saj ka filluar sërish të rrahë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco