VIDEO/ Spektakolare! Zbulohen për herë të parë 2 gjirafa të bardha

VIDEO/ Spektakolare! Zbulohen për herë të parë 2 gjirafa të bardha

15:06, 14/09/2017
A+ Aa A-

Dy gjirafa të bardha janë kapur për herë të parë nga kamerat në Kenia.

Gjirafat e identifikuara si një nënë dhe viçi saj, nuk kanë ngjyrën karakteristike të kafshëve të këtij lloji.

Pamja e tyre duket se është rezultat i një gjendje të trashëguar gjenetike të quajtur leucizëm, e cila redukton pigmentimin në qelizat e lëkurës.

Ndryshe nga albinizmi, leucizmi nuk ndikon në ngjyrën e syve.

Gjirafat u dalluan në konservatorin Ishaqbini në Garissa, Kenia.

Zona ku u dalluan gjirafat menaxhohet nga një OJQ që mbron habitatin e antilopës hirola, e cila është antilopa më e rrallë në botë./SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco