Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Demokratët marrëveshje me Trump për të mbrojtur emigrantët e rinjt nga dëbimi

Demokratët marrëveshje me Trump për të mbrojtur emigrantët e rinjt nga dëbimi

09:51, 14/09/2017
A+ Aa A-

Demokratët e lartë amerikanë kanë bërë të ditur se do të punojnë me Presidentin Donald Trump mbi një marrëveshje për të mbrojtur nga deportimi, mijëra emigrantë të rinj pa dokumente

Përfaqësueset e larta, Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer, deklaruan se ranë gjithashtu dakord të punonin mbi një paketë të sigurisë kufitare që do të përjashtonte murin me Meksikën.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë mohoi se muri ishte përjashtuar nga propozimet.

Presidenti Trump anuloi para disa ditësh një program që mbron nga deportimi emigrantët e rinj,sidomos studentët, i njohur si Daca.

Skema e Daca-s u vendos gjatë qeverisjes së Obamës për të mbrojtur nga dëbimi, të ashtuquajturit "ëndërrimtarë", ose e thënë ndryshe emigrantët që silleshin ilegalisht në SHBA që fëmijë.  

Ai mbron plot 800,000 persona dhe gjithashtu siguron leje të përkohshme për punë dhe studim.

Por Trump njoftoi më 4 shtator se do të anulonte skemën, duke i dhënë Kongresit gjashtë muaj për të miratuar një plan zëvendësues./SYRI.net/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco