Arrestohet 25 vjeçarja, tenton të mbysë fëmijën e sapolindur

Arrestohet 25 vjeçarja, tenton të mbysë fëmijën e sapolindur

09:08, 14/09/2017

Punonjësa e Mcdonald 25 vjeçe, është arrestuar javën e kaluar pasi lindi djalin e saj brenda restorantit. Më pas ajo është përpjekur ta mbysë atë duke ia zhytur kokën Brenda në toilet. Sarah Lockner është ankuar vazhdimisht për dhimbjet e stomakut ndërkohë që punonte tek restoranti në Kaliforni.

Shefi i saj e ka lejuar të largohet herët nga puna por ajo ka qëndruar në banjë. Dy punëtore të tjera shkuan ta kontrollonin atë dhe panë që Sarah kishte lindur një djalë.

Një nga punëtoret e pa atë duke u përpjekur të vriste djalin. Stafi telefonoi urgjencën dhe mjekët vrapuan për të shpëtuar jetën e foshnjes. Vajza u arrestua me akuzën e vrasjes në tentativë dhe abuzim me fëmijët.

Image

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment