Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin nga Durrësi

Autobiografia e re: Hillary Clinton i fajëson të gjithë

Autobiografia e re: Hillary Clinton i fajëson të gjithë

15:47, 13/09/2017
A+ Aa A-

Hillary Clinton po përgatitet edhe njëherë t’i bjerë Amerikës kryq e tërthor, por këtë radhë për të promovuar autobiografinë e re të saj “Çfarë ndodhi”.

Në hyrje, ajo pretendon se nuk arriti të ruante deri në fund qetësinë. Autobiografia e re duket se ofron një panoramë të mendimeve dhe ndjenjave të saj gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, e nuk kursen askënd.

Ajo sigurisht nuk i kursen kritikat e saj për Donald Trump, që thotë se nuk është njeriu i duhur për postin që mban, ashtu siç ka thënë edhe gjatë fushatës. E thotë po ashtu se është parë se mandati i tij, deri tani, veçse e ka dëshmuar këtë.

Clinton kritikon edhe James Comey, ish-drejtorin e FBI-së që rihapi hetimin për të disa javë para zgjedhjeve. Ajo tha se të gjitha teoritë se përse ajo humbi zgjedhjet duhet të marrin në konsideratë faktin se ajo ishte fituese deri më 28 tetor, kur James Comey injektoi sërish skandalin e “e-mail”-eve në zgjedhje.

Libri po ashtu tërheq vëmendjen edhe te roli i ish-presidentit Barack Obama dhe rivalit për nominimin demokrat, Bernie Sanders, që sipas Clintonit kanë luajtur rolin e tyre në humbje. Disa mes kolegëve demokratë thuhet se janë të shqetësuar për rikthimin e saj në qendër të vëmendjes, e thonë se partia duhet të bashkohet dhe jo të thellohet hendeku i shkaktuar nga ngjarjet e vitit të kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco