Dy javë nga zgjedhjet, Gjermania rifillon dëbimet e azilantëve

Dy javë nga zgjedhjet, Gjermania rifillon dëbimet e azilantëve

15:37, 13/09/2017
A+ Aa A-

Pas një ndërprerjeje disamujore këtë të martë fillon riatdhesimi i azilkërkuesve të refuzuar në Afganistan. Kritikat vijnë nga opozita dhe aktivistët për të drejtat e njeriut.

Sërish një avion me azilkërkues afganë të refuzuar niset drejt Kabulit (12.09) nga aeroporti i Dyseldorfit. Me sa duket ky është një avion i posaçëm që përdoret për riatdhesime, sepse në aeroportin e Dyseldorfit nuk ka lidhje fluturimi me kryeqytetin afgan.

Sipas këshillit të refugjatëve të landit Renani-Vestfali këtë kthim në grup e kanë përgatitur disa lande. 12 afganë janë nga Renani-Vestfalia, 6 nga Bavaria dhe 1 nga Hamburgu. Ky është kthimi i parë në Afganistan pas atentatit tragjik me bombë në maj 2017, në afërsi me ambasadën gjermane, ku humbën jetën 150 vetë. Qindra vetë u plagosën.

Pas sulmit terrorist, federata dhe landet e kufizuan dëbimin vetëm për kriminelët, rrezikuesit islamistë, për të cilët autoritetet dyshojnë se përgatisin akte terroriste, dhe ata që “mohojnë me këmbëngulje sqarimin e identitetit”.

Organizatat humanitare janë kritike, sepse situata në Afganistan është mjaft e rrezikshme. Opozita dhe kritikët i quajnë dëbimet pikërisht në këtë kohë si një manovër në kohë fushate zgjedhore. Kreu i organizatës “Pro Asyl”, Günter Burkhardt është shprehur se “synohet të jepet një sinjal vendosmërie para fushatës me qëllim që të merren vota në elektoratin armiqësor ndaj të huajve.” Burkhardt akuzoi ministrin e Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, se e injoron tërësisht gjendjen në Afganistan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco