Akuzohet për gjenocid ndaj myslimanëve, liderja e Mianmarit nuk paraqitet në OKB

Akuzohet për gjenocid ndaj myslimanëve, liderja e Mianmarit nuk paraqitet në OKB

14:30, 13/09/2017
A+ Aa A-

Udhëheqësja de facto i Mianmarit, Aung San Suu Kyi, nuk do të paraqitet debatin e Asamblesë së Përgjithshme , javën e ardhshme, edhe pse akuzohet për gjenocid ndaj myslimanëve.

Rreth 370,000 myslimanë Rohingya kanë ikur nga shteti Rakhine për në Bangladeshin fqinj dhe fshatra të tëra janë djegur mes dhunës dhe persekutimit.

Qeveria e saj është akuzuar nga OKB-ja për pastrimin etnik.

Ushtria e Mianmarit ka deklaruar se po lufton me militantët Rohingya dhe mohon raportet se po sulmon civilët.

Rohingya, një pakicë kryesisht myslimane, ka përjetuar për një kohë të gjatë persekutimin etnik dhe konsiderohen si emigrantë të paligjshëm.

 Ata kanë jetuar në Mianmar( një vend i njohur gjithashtu  si Burma), për breza të tërë, por u është mohuar shtetësia.

Këshilli i OKB-së do të mblidhet zyrtarisht javën e ardhshme për të diskutuar krizën./SYRI.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco