Kryebashkiaku i njohur jep dorëheqjen mes akuzave se ka përdhunuar djem të rinj

Kryebashkiaku i njohur jep dorëheqjen mes akuzave se ka përdhunuar djem të rinj

12:32, 13/09/2017
A+ Aa A-

Pas akuzave për abuzim seksual me i Seattle, Ed Murray ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen.

Murray njoftoi dorëheqjen vetëm disa orë pasi gazeta më e famshme e qytetit “Seattle Times” raportoi se kushëriri i tij i vogël, Joseph Dyer, e kishte akuzuar për përdhunim.

Dyer është adoleshenti i pestë që akuzon kryebashkiakun e njohur për abuzim seksual.

Murray mohoi akuzat, por deklaroi  se nuk donte që "çështjet personale" të ndërhynin në jetën e tin profesionale.

"Akuzat kundër meje nuk janë të vërteta, por është e rëndësishme që çështjet e mia personale të mos ndikojnë në aftësinë e qeverisë sonë  për të udhëhequr publikun, tha Murray në një deklaratë të martën.

62 vjeçari tha se ishte "krenar për gjithçka që kishte arritur", por shtoi se për shkak të akuzave të raportuara ishte më mirë të largohej.

Dorëheqja e tij do të hyjë në fuqi pasditen e sotme.  Akuzat e para për përdhunim dolën fillimisht në muajin maj dhe që atëherë katër të rinj kanë deklaruar publikisht se kryebashkiaku ka abuzuar seksualisht me ta./SYRI.net/

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco