Dr. Michie Kaku: Stuhitë dhe uraganet, rezultat i eksperimenteve të fshehta

Dr. Michie Kaku: Stuhitë dhe uraganet, rezultat i eksperimenteve të fshehta

10:01, 13/09/2017
A+ Aa A-

Pasi uragani shkatërrimtar "Irma" shkaktoi kaos në Karaibe dhe filloi lëvizjen drejtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në rrjetet aktuale sërish u bë aktuale intervista me fizikanin e njohur, Michie Kaku, i cili shpjegoi se është e mundshme që shkencëtaret të shkaktojnë katastrofa të mëdha meteorologjike.

Ai shpjegoi se eksperimente të tilla zhvillohen me sukses nëpër laboratorë dhe se mund të krijohen stuhi me ndihmën e laserëve dhe joneve, përcjell rtv21.tv.

Kaku kishte shpjeguar se autoritetet në Kinë kishin eksperimentuar me motin, për të pasur mot të mirë gjatë kohëzgjatjes së Lojërave Olimpike, ndërsa si shembull të dytë përmendi edhe luftën e sovjetikëve kundër katastrofës, pas shpërthimit në centralin bërthamor në Çernobil.

Ai gjithashtu kishte theksuar se amerikanët, gjatë luftës në Vietnam, kishin shkaktuar monsune me ndihmën e eksperimenteve të tilla.

Intervista u transmetua vitin e kaluar dhe shumë njerëz tani këtë intervistë po e citojnë si dëshmi, se uraganet e fundit janë shkaktuar nga dikush me qëllim./21Media


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco