Vdekje makabre në Itali, djali 11-vjeç dhe prindërit bien në vullkan

Vdekje makabre në Itali, djali 11-vjeç dhe prindërit bien në vullkan

09:48, 13/09/2017
A+ Aa A-

Një djalosh italian dhe prindërit e tij kanë gjetur vdekjen pasi kanë rënë në një krater vullkanik pranë Napolit.

Tragjedia ndodhi gjatë një udhëtimi familjar, pasi 11-vjeçari kaloi murin dhe filloi të ecte në një zonë të ndaluar.

Sapo e panë, prindërit e tij nxituan ta merrnin që aty, por në atë moment një pjesë e kraterit u shemb dhe ata ranë në një gropë 3 metra të thellë.

Mendohet që të tre humbën vetëdijen nga tymi. Djali tjetër shtatëvjeçar, nuk hyri në krater dhe mbijetoi.

Zona e njohur si Solfatara e Pozzuoli ndodhet në perëndim të Napolit dhe është popullore për turistët edhe pse përbëhet nga sërë një vullkanesh.

Një vullkan i fjetur që shpërtheu në vitin 1198, ka një krater të cekët dhe është i njohur për tymin sulfurik dhe emetimet e avullit.

Familja mësohet se jetonte pranë Venedikut në Italinë veri-lindore.

Mediat italiane kane zbuluar gjithashtu se prindërit ishin të rreth të dyzetave. /SYRI.net/

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco