Mediat ruse zbulojnë 'surprizën': Një femër kundër Putinit në Presidencë

Mediat ruse zbulojnë 'surprizën': Një femër kundër Putinit në Presidencë

10:50, 03/09/2017
A+ Aa A-

Pesë nga shtatë kandidatet thuhet se janë gjetur të përshtatshme për këtë punë, duke përfshirë tri anëtare të partisë së katërt më të madhe të Dumës së Shtetit, “Një Rusi e drejtë”, sipas disa burimeve pranë Kremlinit. Një burim tjetër pranë administratës presidenciale përmendi gazetaren dhe socialisten Ksenia Sobchak si ideale për të kandiduar kundër Putinit në pranverën e vitit 2018.

Burimi i gazetës shpjegon se Sobchak paraqet një grua ruse të zgjuar, të re, interesante, moderne, por ngrihet pyetja nëse ajo në fund do të vendosë për të kandiduar. Sobchak nuk ka paraqitur entuziazëm. “Nuk e di kush flet për atë që ndodh në korridoret më të larta të pushtetit, por unë kam ndjekur peizazhin politik për një kohë të gjatë”, shkruante ajo në “Instagram” të premten. “Kam vetëm një diagnozë: Politika juaj sot, zotërinj, është një grumbull i keq m…ti”. Irina Petyelyayeva, një nga anëtaret e “Një Rusi e drejtë”, shprehu më shumë interes dhe i tha gazetës “Vedomosti” se ekziston një kërkesë sociale për gratë në politikë.

“Kjo do të rrisë interesin për zgjedhjet e parashikueshme”. Një panel i plotë me meshkuj shkencëtarë politikë të cituar nga “Vedomosti” kishin përshtypje të ndryshme mbi temën e një kandidati presidencial femër. Shkencë­ tari politik, Konstantin Kalachyov, u pajtua se futja e grave në garën presidenciale do të ndihmonte “diversifikimin e lojës” dhe “ndërtimin e dramës” në një fushatë tjetër të parashikueshme. Një kandidate ideale femërore për president do të ishte dikush i pavarur dhe i aftë të improvizonte si deputetja e Dumës, Natalya Poklonskaya, dhe anëtarja e Këshillit të Federatës, Yelena Mizulina”, ka thënë ai sipas “Vedomosti”.

Një grua që garon për president është një ëndërr e rrezikshme, sipas Kalachyov. “Gratë janë elektorati kryesor i Putinit”, tha ai. Shkencë­ tari Aleksei Çesnakov tha për “Vedomosti” se një politikane elegante dhe seksi do të shtonte intriga në zgjedhje. “E çuditshme që në Rusi, një vend femëror, gratë nuk kanë ambicie për të marrë postet e larta”, shtoi ai.

Një kandidate për presidente do të “vidhte votat e të gjithëve”, është shprehur analisti Mikhail Vinogradov. Ai shtoi se një grua feministe mundet të zbusë disi lodhjen dhe irritimin e votuesve ndaj të njëjtave fytyra që marrin pjesë në zgjedhje

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco