Dalin pamjet: Asteroidi i shekullit kalon si shigjetë pranë Tokës, bashkë me 2 Hëna

Dalin pamjet: Asteroidi i shekullit kalon si shigjetë pranë Tokës, bashkë me 2 Hëna

10:31, 03/09/2017
A+ Aa A-

Asteroidi më i madh i shekullit ka kaluar is shigjetë pranë planetit Tokë, duke detyruan NASA-n ti “bënte sytë katër”.

Asteroidi i quajtur Florence, kishte një gjerësi prej 4.5 kilometrash dhe kishte dy hëna që e “shoqëronin”.Ai kaloi 7 milion kilometrash pranë Tokës.

 Imazhet e shkëmbit gjigant të marrë nga qendra “Goldstone” e  NASA-s në Kaliforni kanë dhënë pamjet e para nga afër të Florencë.

Qendra për Studimet e Afërme të Tokës (CNEOS) përshkruan që asteroidi është mjaft i rrumbullakët me një kreshtë përgjatë ekuatorit dhe me një krater të madh.

Imazhet e radareve gjithashtu zbuluan se asteroidi ka dy hëna të vogla që e orbitalizojnë.

Ai është asteroidi më i madh që ka kaluar pranë planeti tonë që kur NASA nisi programin për zbulimin dhe ndjekjen e asteroideve pranë Tokës," tha Paul Chodas, menaxher i Qendrës së NASA-s për studimet e objekteve afër Tokës.

Shkencëtarët studiuan nga afër asteroidin, duke përdorur imazhe-radare të marra nga Kalifornia dhe Porto Riko, shkruan syri.net.  Gjithashtu ai mundi të shihej me pajisje të mira vëzhgimi për shkak se reflekton më shumë se 20% të dritës së diellit që godet sipërfaqen e tij.

 Një objekt i madhësisë së Florencë do të kishte efekte globale nëse do të godiste Tokën. Shkencëtarët besojnë se tani kanë identifikuar më shumë se 90% të shkëmbinjve të tillë që lëvizin nëpër hapësirë pranë planetit tonë./SYRI.net/ 

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco