Pëllumbi kapet me marihuanë, po e çonte drejt burgut

Pëllumbi kapet me marihuanë, po e çonte drejt burgut

09:37, 03/09/2017
A+ Aa A-

Policia e Argjentinës ka qëlluar një pëllumb që mbante drogë dhe po shkonte drejt një burgu, për t’ia dorëzuar njërit prej të burgosurve.

Shpendi u “kap”duke fluturuar në bazën e burgut në qytetin qendror të Santa Rosas.

Zyrtarët zbuluan se si po mbante një qese në shpinë, ku më pas u  gjetën pilula qetësuese, marihuanë dhe një USB.

Metoda e re e kontrabandës ishte zbuluar tashmë nga autoritetet dhe ishte prej kohwsh nën hetim, raportojnë gazetat vendase.

Ato botuan një fotografi të pëllumbit të qëlluar, dhe të 44 pilulave, që mbante në shpinë,  si dhe marihuanës dhe USB-së. /SYRI.net/

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco