Trump dhe Melania sërish në Teksas: Takojnë të mbijetuarit e uraganit

Trump dhe Melania sërish në Teksas: Takojnë të mbijetuarit e uraganit

08:43, 03/09/2017
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Donald Trump ka vizituar për herë të dytë Teksasin për të vlerësuar dëmet nga uragani ‘Harvey’ dhe për të takuar viktimat e përmbytjeve.

"Gjërat po shkojnë mirë," tha ai ndërkohë që ai dhe Zonja e  Parë Melania po takoheshin me viktimat dhe vullnetarë në Teksas.

Ata vizituan Hjustonin ku u takuan me të mbijetuarit e përmbytjeve dhe vullnetarët, për të vijuar më pas me liqenin Carls në Luiziana.

Më herët, Trump e kishte shpallur të shtunën, ditë kombëtare lutjesh për viktimat e uraganit “Harvey”.

Disa banorë janë lejuar të kthehen në shtëpitë e tyre, por ujërat e përmbytjeve janë ende në rritje në zona të tjera.

Harvey ka lënë 47 viktima, dhe rreth 43,000 persona janë vendosur aktualisht në një strehimore.

Uragani, preku tokën në këtë shtet një javë më parë duke shkaktuar përmbytje shkatërruese.

Trump i ka kërkuar kongresit 7.8 miliardë dollarë,  shumë kjo që do të jetë një pagesë fillestare për të ndihmuar përpjekjet e rimëkëmbjes në Teksas dhe Luiziana./SYRI.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco