FARC-u hynë në politikë, kërkon falje publike

FARC-u hynë në politikë, kërkon falje publike

08:36, 03/09/2017
A+ Aa A-

Ish-guerilasit e FARC-ut kërkuan sot falje publike, duke propozuar një qeveri tranzicioni për 2018 dhe prezantuar publikisht partinë politike “revolucionare” që do të ketë në fokus të gjithë shtresat e shoqërisë, pas më shumë se një shekulli konflikti të armatosur në Kolumbi.

Në sheshin Bolivar, në zemër të Bogotas disa metra larg nga pallati presidencial, i sulmuar nga ana e FARC në 2002 me bomba artizanale, mijëra përkrahës të FARC, i cilësuar si rebelimi kryesor i kontinentit amerikan i uruan mirëseardhjen kësaj partie “Fuerza Alternativa Revolucionaria del Comun” (FARC – Forca Alternativa Revolucionare e përbashkët).

“Ne do të lëmë armët për të bërë politikë në rrugë paqësore dhe të ligjshme, ne duam të ndërtojmë me ju të gjithë dhe të gjithë së bashku një shtet ndryshe”, deklaroi lideri suprem, Rodrigo Londoño alias “Timochenko”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco