Japonia vë alarmin: Koreja e Veriut e kreu testin e gjashtë bërthamor Imazhet nga Google Earth

Japonia vë alarmin: Koreja e Veriut e kreu testin e gjashtë bërthamor

07:55, 03/09/2017
A+ Aa A-

Qeveria japoneze njoftoi sot se “Koreja e Veriut ka kryer testin e gjashtë bërthamor pas një dridhjeje të shkaktuar nga njeriu, që u regjistrua në veri të vendit, jo larg zonës së testit bërthamor Punggye-ri, njofton CNN, përcjell Syri.net.

    “Pas analizimit të të dhënave të afruara nga Agjencia japoneze e Meteorologjisë,  Qeveria e Japonisë doli në përfundimin se Koreja e Veriut ka kryer një test bërthamor," - deklaroi Ministri i Jashtëm i  Japonisë, Taro Kono, në një transmetim të drejtpërdrejtë  televiziv.

    Japonia dhe Koreja e Jugut janë duke mbledhur dhe analizuar të dhënat për të konfirmuar detajet e testit, të cilat Shinzo Abe tha se nuk mund të tolerohen.

    “Nëse Koreja e Veriut me të vërtetë ka kryer një test bërthamor, ne absolutisht nk do ta tolerojmë dhe  do të protestojmë fort.  Ne do të mbledhim Këshillin e Sigurimit Kombëtar që ta analizojmë informacionin,” tha Abe në transmetim direkt televiziv direkt para njoftimit të Kono.

    Ndërsa, Koreja e Jugut është duke e mbajtur takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar incidentin, të kryer nga Presidenti Moon Jae-in, sipas zyrës së Presidencës së Koresë së Jugut.

    Të dhënat sizmologjike nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA tregoi se një shpërthim shkaktoi një dridhje me një magnitudë 6.3 ballë në verilindje të vendit./SYRI.NET

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco