Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Hap varrin e djalit pas 42 vitesh, nëna zbulon të vërtetën e frikshme

Hap varrin e djalit pas 42 vitesh, nëna zbulon të vërtetën e frikshme

19:53, 02/09/2017
A+ Aa A-

Lidia Reid është ndier e shkatërruar, pasi ka hapur varrin e të birit, i cili kishte vdekur në vitin 1975.

Djali i saj Garry nuk është gjendur. Brenda arkivolit nuk kishte asnjë trup. Lidia ka mbi 42 vite që lufton për të gjetur se çfarë ka ndodhur me djalin e saj.Kur ajo ka kërkuar të shihte djalin e saj në spitalin “Sick Kids” në Edinburgut ata i treguan një fëmijë që nuk ngjasonte me të sajin.

Kur ajo ka thënë se nuk ishte fëmija i saj, mjekët kanë thënë se kishte kaluar depresion pas lindjes.

Në fund të kësaj historie ka një shpjegim logjik. Trupi i djalit tim nuk është vënë në arkivol sepse atij i kanë marrë organet”,- ka thënë Lidia.

Ndërmjet viteve 1970 dhe 2000 ka pasur dyshime për përfshirjen e disa mjekëve në trafik organesh, por nuk ka pasur kurrë prova të forta për këtë.

Në ato vite mjekët në Skoci u justifikuan se kishin mbajtur rreth 6,000 organe dhe inde nga trupat e fëmijëve të vdekur sepse po kryenin eksperimente.

Nga ana tjetër Lidia thotë se nuk do të ndalet pa mësuar se ku ndodhet trupi i djalit të saj./Mirror

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco