FOTO/ Pamje mahnitëse të 2 milion muslimanëve të mbledhur në Mekë

FOTO/ Pamje mahnitëse të 2 milion muslimanëve të mbledhur në Mekë

14:56, 02/09/2017
A+ Aa A-

Pelegrinët e veshur me rroba të bardha kaluan natën në fushën e Arafatit, ku sipas besimit islam Zoti testoi besimin e profetit Ibrahim kur e urdhëroi atë që ta sakrifikojë birin e tij Ismailin dhe ku profeti Muhamed mbajti predikimin e tij të fundit.

Adhuruesit e tjerë të cilët ishin duke u lutur në zonën aty pranë, në Mina, erdhën me autobusë ose në këmbë përpara agimit, ndërkohë që forcat e sigurisë po drejtonin trafikun dhe helikopterët po fluturonin lart.

Disa pelegrinë po banin ombrella për të mbrojtur veten nga dielli. Temperatura kishte arritur deri 40°C.

Burra dhe gra nga pothuajse çdo cep i botës u mblodhën krah për krah njëri-tjetrit. Një pelegrin i moshuar sirian i ulur në majë të kodrës thërriste: “O Zot, merr hak mbi zullumqarët!”. Të tjerë që u mblodhën përreth tij u përgjigjën: “Amin”.

Awfa Nejm, nga një fshat afër Homsit, thoshte: “Lus Zotin që të mbrojë Sirinë dhe popullin e saj dhe të kthejë atë në gjendjen që ishte më parë”.

27-vjeçari Amin Mohammed nga Nigeria, tha se ai po lutej për paqe në vendin e tij.

Arabia Saudite njoftoi se më shumë se dy milionë pelegrinë, shumica e tyre nga jashtë Arabisë Saudite, kanë mbërritur për ritualin pesë-ditor të haxhit, një obligim fetar që kryhet një herë në jetë për çdo musliman të aftë i cili ka mundësi të përballojë shpenzimet e udhëtimit.

Image

Pelegrinët do të kalojnë ditën në Arafat duke u penduar, kërkuar falje për mëkatet e kryera dhe duke kërkuar mëshirën e Zotit.

Me perëndimin e diellit ata do të vazhdojnë për në pjesën shkëmbore të Muzdelifes për të mbledhur guralecë, të cilët do t’i hedhin në shtyllat e gurit që simbolizojnë djallin, në një vend tjetër të quajtur Jamarat të premten, e cila shënon ditën e parë të Kurban Bajramit (festa e sakrificës).

Arabia Saudite mban reputacionin e kujdestarit të vendeve më të shenjta islame, Mekës dhe Medinës dhe organizimin e pelegrinazhit.

Zyrtarët thonë se kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme parandaluese këtë vit, me më shumë se 100,000 pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe 30,000 punonjës shëndetësorë për të ruajtur sigurinë dhe ofrimin e ndihmë së parë.

Televizioni shtetëror saudit prezantoi të enjten një kiswa të re, mbulesë kjo e qëndisur me vargje nga Kurani, e cila do të vendoset mbi Qabe në Xhaminë e Madhe të Mekës. Pelgrinët do të kthehen për t’u lutur atje në fund të haxhit. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco