Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SHBA-ja akuzon zyrtarisht Kubën për sulm ‘sonik’

SHBA-ja akuzon zyrtarisht Kubën për sulm ‘sonik’

11:03, 02/09/2017
A+ Aa A-

SHBA-ja ka akuzuar Kubën për një sulm i dyshuar akustik ndaj stafit të ambasadës së SHBA në Kubë, i cili u raportua nga zyrtarët amerikanë muajin e kaluar.

Ishte menduar fillimisht se incidentet kishin përfunduar disa muaj më parë.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha gjithashtu se numri i personelit që ka raportuar probleme shëndetësore është rritur në 19 persona.

Akuzat vijnë vjen pasi sindikata që përfaqëson stafin diplomatik thotë se disa viktima pësuan lëndime të lehta në tru dhe humbje të përhershme të dëgjimit.

Kuba ka mohuar ndonjë përfshirje në sulme dhe thotë se po heton raportet.

Stafi i ambasadës amerikane dhe të paktën një kanadez filluan të vërejnë simptoma në fund të vitit të kaluar.

Megjithatë, çështja u raportua fillimisht në gusht, kur SHBA-ja dëboi dy diplomatë kubanez nga Uashingtoni.

Pajisjet e zërit mund të jenë përdorur për të lëshuar valët sonike të padëgjueshme që mund të shkaktojnë shurdhim dhe dhimbje koke, si dhe dëmtime ne tru. /SYRI.net/

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco