Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

 Prekëse: 4 foshnjat që u ngatërruan në spital zbulojnë të vërtetën pas 42 vjetësh

Prekëse: 4 foshnjat që u ngatërruan në spital zbulojnë të vërtetën pas 42 vjetësh

10:32, 02/09/2017
A+ Aa A-

Katër burra nga komunitetet e largëta në Kanada, zbuluan kohët e fundit se nuk kishin lidhje gjaku me familjet e tyre pas marrjes së testeve të ADN-së.

Një hetim i mëvonshëm zbuloi se etiketat e identiteteve të prindërve në spitalin kanadez ishin ndërruar aksidentalisht.

Familjet thonë se ata janë ende "të mbytur nga pyetjet sesi do të kishin qenë jeta e tyre".

Leon Sëanson dhe David Tait Jr zbuluan gushtin e kaluar se ata u ngatërruan nga spitali në 1975.

Testimi i ADN-së ka konfirmuar se ata u dërguan në shtëpi me prindërit biologjikë të njëri-tjetrit menjëherë pas lindjes. Ata e njohin njëri tjetrin dhe vazhdojnë të jetojnë në House Cree Nation, një komunitet prej rreth 5,000 banorësh.

E njëjta gjë ndodhi me Luke Monias dhe Norman Barkman, nga Garden Hill First Nation.

Policia kanadeze ka vendosur se nuk do të ngrejë padi kundër spitalit që ndërroi 4 foshnjat gjatë viteve shtatëdhjetë, një histori që bëri buje në mbarë vendin. Stafi i spitalit e quajti atë një "aksident fatkeq".

Pas ndërrimet u bënë publike, departamenti federal i shëndetit filloi një hetim të pavarur. Në Kanada, kujdesi shëndetësor administrohet përgjithësisht nga provinca. Ndërkohë, 4 foshnjat kishin jetuar në të njëjtën  provincë, kaq pranë prindërve të tyre, pa e ditur se po rriteshin nga në familjen gabuar. /SYRI.net/

.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco