Paralajmërimi i “The Independent”: Lufta e Tretë Botërore po vjen

Paralajmërimi i “The Independent”: Lufta e Tretë Botërore po vjen

10:13, 02/09/2017
A+ Aa A-

Ndonëse nuk ka patur një konflikt madhor mes fuqive të mëdha që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, ekzistojnë tre fronte të cilët e bëjnë të mundshëm që konflikt të tretë global

Perspektiva e një konflikti global – Lufta e Tretë Botërore III nëse doni – duket disi e paimagjinueshme. Që nga Lufta e Dytë Botërore, nuk ka pasur konflikt madhor midis fuqive të mëdha. Projekti origjinal i pasluftës evropiane u bazua në paqen, drejtësinë sociale dhe harmoninë. Zhbërja e këtij projekti, shoqëruar nga nacionalizmin në rritje, ka gjasa të përkeqësojë rreziqet e luftës në një kontinent me një histori të mbushur me konflikte të përgjakshme.

Në shekullin e 20-të, të dy luftërat botërore ishin të papritura. Libri shumë i vlerësuar i Christopher Clark, “Somnambulët: Si Evropa shkoi në Luftë në vitin 1914” – botuar në kohën e duhur, me rastin e njëqindvjetorit të Luftës së Parë Botërore, përshkruan një rrëshkitje të papritur të Evropës në luftë. Lufta e Parë Botërore ishte paraprirë nga një prelud qetësie – shekulli i gjatë i 19-të, me paqe dhe stabilitet relativ. Fuqitë e mëdha të Evropës Eduardiane kishin qenë të angazhuara në diplomacinë dhe tregtinë, përpara mësymjes së kasaphanës.

Gjatë viteve 1930, fuqitë kryesore ishin të prirura për të shmangur një luftë tjetër, prandaj dhe ndoqin një politikë zbutjeje, prandaj edhe SHBA në fillim nguronin për t’u përfshirë, prandaj erdhi edhe pakti nazisto-sovjetik. Njoftimi i Neville Chamberlain për “paqe për kohën tonë” duhet të shihet në këtë kontekst. Gjatë Luftës së Ftohtë, koncepti i një lufte të tretë botërore ishte i lidhur pazgjidhshmërisht me luftën bërthamore dhe doktrinën e shkatërrimit të ndërsjellë.

Megjithatë, është e mundur që konflikti i ardhshëm mes fuqive të mëdha mund të marrë formën e një lufte tjetër të ftohtë, apo edhe një lufte të nxehtë konvencionale (pra, jo termobërthamore). Në shekullin e 21-të, ka tri fronte kyçe për luftërat e ardhshme. I pari është frontia Evropë-Rusi me një luftë të re të ftohtë të shkaktuar nga konflikti ukrainas. I dyti është fronti i Lindjes së Mesme, përqendruar rreth Isis dhe luftës siriane. I treti është fronti i Azisë dhe Paqësorit me një përballje të fortë, mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Revista Time – zëdhënësja origjinale e establishmentit amerikan gjatë Luftës së Ftohtë – i bëri jehonë fillimit të Luftës së Ftohtë II, në vitin 2014. Fuqitë perëndimore i kanë karakterizuar inkursionet e Vladimir Putinit në Gjeorgji në vitin 2008 dhe ato në Ukrainë si ekspansionizëm agresiv. Me sa duket, ironia e faktit që SHBA bën thirrje për të mos shkelur sovranitetin kombëtar, ndërkohë që vetë është zhytur kokë e këmbë në Irak, i ka shpëtuar shumëkujt. Perspektiva realiste – siç artikulohet nga John Mearsheimer në faqet e Foreign Affairs – është se kriza ukrainase u parapri nga dy dekada ekspansionizmi të NATO-s deri në kufijtë e Rusisë. Kjo ishte në kundërshtim me premtimet e bëra për respektimin e këtyre kufijve, në fund të Luftës së Ftohtë.

Kohët e fundit, SHBA ka vendosur trupa në Poloni në vendosjen më të madhe të trupave amerikane në Evropë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Siç raportohet, këto trupa amerikane gjithashtu do të “shtrihen përtej shteteve të tjera të Evropës Lindore, përfshirë Estoninë, Bullgarinë dhe Rumaninë”. Rusia alarmoi shtetet baltike duke “lëvizur raketa bërthamore Iskander-M në bazën e saj detare në Kaliningrad në vjeshtë”.

Tre frontet e sipërpërmendur, janë të tre mjaftueshëm të rrezikshëm sa për t’u konsideruar si shkaqe potencialë të një tjetër konflikti madhor, që do të përfshinte fuqitë e mëdha. /bota.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco