Uragani ‘Harvey’: Trump kërkon 7.8 miliardë dollarë për rikuperimin e dëmeve

Uragani ‘Harvey’: Trump kërkon 7.8 miliardë dollarë për rikuperimin e dëmeve

09:38, 02/09/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka kërkuar nga Kongresi rreth 7.8 miliardë dollarë si pagesë fillestare si përpjekje për të ndihmuar në rikuperimin e dëmeve pas reshjeve në Teksas dhe Luiziana.

Zyrtarët kanë thënë se do të ketë kërkesa të mëtejme për fonde kur të bëhet i ditur ndikimi i plotë që ka pasur stuhia Harvey, shkruan BBC.

Disa banorë tashmë janë lejuar që të kthehen nëpër shtëpitë e tyre por që vërshimet janë duke vazhduar të shkojnë në rritje nëpër disa zona.

Presidenti Trump, pritet që ta vizitojë Teksasi për herën e dytë këtë të shtunë.

Numri i personave që kanë vdekur nga këto vërshime ka shkruar në 47 kurse rreth 43 mijë veta aktualisht janë nëpër baraka.

Zjarrfikësit kanë filluar një kërkim derë më derë për të mbijetuarit dhe trupat në një operacion që mund të zgjasë deri në dy javë.

Rafineritë e naftës dhe tubacionet janë mbyllur dhe ndërtkohë që një fabrikë kimike pranë Hjustonit shpërtheu duke alarmuar sërish banorët. 

Harvey” goditi në bregun e Teksasit të premten e kaluar  dhe është konsideruar si stuhia më e fuqishme në 50 vjet.

Spitalet janë evakuuar dhe mijëra njerëz ndodhen pa energji elektrike. Shumë shkolla janë të mbyllura ashtu siç janë mbyllur dy aeroportet kryesore, pasi pistat janë përmbytur plotësisht./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco