"Mos u shqetëso, ne vrasim vetëm njerëzit me ngjyrë!”

09:17, 02/09/2017
A+ Aa A-

Forcat policore amerikane akuzohen shpesh për racizëm dhe për prirjen e tyre për të përdorur masa të rrepta e vdekjeprurëse, kur përballen me të dyshuar të pakicave etnike.

Por një video e një oficeri amerikan, duket se i ka dhënë një zë të fuqishëm akteve barbare me të cilat përballen shpesh njërëzit me ngjyrë në SHBA.

“Ne vrasim vetëm njerëzit me ngjyrë”.

Këto ishin fjalët e një  oficer policie në Georgia, do të shkarkohet nga detyra, pasi u kap në një video duke i thënë ketë fjali tronditëse një shofereje.

Ai u identifikua nga televizionet lokale si Lt Greg Abbott, dhe videoja është filmuar gjatë një ndalese në trafik në Korrik të vitit 2016.

Në timon është një grua e bardhë, makina e së cilës do të konfiskohej dhe ajo do të shoqërohej në komisariat. Ajo ngurron të tërheqë telefonin e saj për të bërë një telefonatë. Gruaja thotë se ka frikë të lëvizë duart për të marrë telefonin e saj ndërkohë që flet rreth videove ku policët shihen të qëllojnë mbi shoferët. “Kam parë shumë video të policëve…”

Oficeri Abbot, i cili është gjithashtu i bardhë, e ndërpret dhe i thotë: “Po ju nuk jeni e zezë, ne vrasim vetëm njerëzit me ngjyrë, apo harruat?” /SYRI.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco