Hjuston, 4 meksikanë u bllokuan në furrë, poqën bukë për gjithë qytetin e përmbytur

Hjuston, 4 meksikanë u bllokuan në furrë, poqën bukë për gjithë qytetin e përmbytur

08:45, 02/09/2017
A+ Aa A-

Katër bukëpjekës nga Hjustoni që u bllokuan në furrë buke për dy ditë pas uraganit "Harvey"  duket se kanë gjetur një mënyrë spektakolare për të ndihmuar bashkë qytetarët e tyre.

Punëtorët e ‘El Bolillo Bakery’ në Teksas përdorën gati 2 mijë kilogram miell për të pjekur qindra bukë gjatë natës dhe ditës.

Kur kuptuan se nuk mund të dilnin në rrugë prej përmbytjeve të mëdha që kishin bllokuar zonën, ata vendosën ta shfrytëzonin kohën për të bërë dicka fitimprurëse.

Furra, e njohur për ëmbëlsirat meksikane kishte ende energji elektrike.

.Kur pronari arriti në furrë, ata kishin bërë aq shumë bukë sa ai vendosi ti shpërndante menjëherë në zonat emergjente.

Ata po konsiderohen nga mbarë qyteti si heronj, duke afruar kështu më pranë publikut komunitetin meksikan që jeton në SHBA./SYRI.net/ 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco