BE: Nuk ka solidaritet evropian “me zgjedhje” për çështjen migratore

BE: Nuk ka solidaritet evropian “me zgjedhje” për çështjen migratore

08:15, 02/09/2017
A+ Aa A-

Komisioni Evropian është shprehur i gatshëm sot për të shqyrtuar një kërkesë për ndihmë nga ana e Budapestit për të financuar mbrojtjen e kufijve të saj, duke i rikujtuar se solidariteti evropian përballë krizës migratore nuk ishte një “e drejtë që mund të zgjedhësh”.

Hungaria njoftoi dje se i kishte parashtruar një kërkesë Brukselit për t’i rimbursuar gjysmën e 800 milionë eurove që konfirmon se ka shpenzuar për mbrojtjen e kufirit të jashtëm të BE, duke përfshirë ndërtesën e një barriere si masë sigurie, një nga masat e diskutueshme të politikës migratore të kryeministrit Viktor Orban.

Qeveria hungareze vlerësoi se bëhet fjalë për një çështje të solidaritetit evropian ku BE duhet të bëjë “demonstrimin konkret”, dhe argumentoi se shtete të tjera kanë përfituar nga mbështetja financiare.

Komisioni Evropian në mënyrë të përsëritur ka theksuar se mund të mbështesë menaxhimin e kufijve të jashtëm të BE duke financuar masat e mbikëqyrjes dhe pajisjet, por që nuk do të financonte ndërtimin e barrierave .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco