Uragani ‘Harvey’: Shtëpia e Bardhë i kërkon Kongresit fonde emergjente

Uragani ‘Harvey’: Shtëpia e Bardhë i kërkon Kongresit fonde emergjente

08:33, 01/09/2017
A+ Aa A-

Shtëpia e Bardhë do t'i kërkojë fonde emergjente kongresit  amerikan për të ndihmuar qytetarët e prekur nga uragani “Harvey”.

"Populli amerikan është me ju", u shpreh Zëvendëspresidenti Mike Pence gjatë një vizite në Teksas.

"Ne do të jemi këtu çdo ditë derisa ky shtet të rindërtohet dhe të bëhet më i madh dhe madhështor se kurrë më parë," tha ai.

Presidenti Donald Trump pritet të propozojë një ndihmë fillestare prej 5.9 miliardë dollarësh, raporton “BBC”

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, ka thënë më herët se shtetit amerikan  mund t'i duhen mbi 125 miliardë dollarë nga qeveria federale.

Të paktën 39 persona kanë vdekur gjatë uraganit “Harvey”.

Harvey” goditi në bregun e Teksasit të premten vonë dhe është konsideruar si stuhia më e fuqishme në 50 vjet.

Spitalet janë evakuuar dhe mijëra njerëz ndodhen pa energji elektrike. Shumë shkolla janë të mbyllura ashtu siç janë mbyllur dy aeroportet kryesore, pasi pistat janë përmbytur plotësisht./SYRI.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco