Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Historike: Barcelona marshon kundër terrorizmit, Mbreti i bashkohet popullit

Historike: Barcelona marshon kundër terrorizmit, Mbreti i bashkohet popullit

09:52, 27/08/2017
A+ Aa A-

Qindra mijëra qytetarë kanë marshuar në Barcelonë kundër militantëve islamikë,  të cilët kanë vrarë 15 njerëz persona brenda qytetit gjatë javës së kaluar.

Edhe vetë Mbreti Felipe VI u bashkua me demonstruesit, krahas Kryeministrit Mariano Rajoy.

Mbreti është sovrani i parë spanjoll që të bashkohet me një marshim, pas vendosjes së monarkisë, në vitet 1970.

Punonjësit e emergjencës dhe personeli që ndihmoi gjatë sulmit terrorist në Las Ramblas, ishin gjithashtu në radhët e para të marshimit.

Protesta filloi prapa një flamur që mbante slloganin "Nuk kemi frikë", dhe shoqërohej nga qindra pankarta të tjera që denonconin islamofobinë.

Gjatë marshimit, mbreti dhe kryeministri udhëhoqën popullin mes qindra flamujve katalanas, i cili është gjithashtu emblema për shpalljen e pavarësisë së pavarësisë së rajonit autonom.

Disa protestues filluan të bënin thirrje për të “përzënë” Mbretin.

Katalonia, kryeqyteti i së cilës është Barcelona, pritet të mbajë referendumin për të shpallur pavarësisë në tetor.

Kryeministri Rajoy i inkurajoi "të gjithë" që të merrnin pjesë në marshim për të treguar se "Katalonia dhe pjesa tjetër e Spanjës janë të bashkuara kundër terrorit"./SYRI.net/ 

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco